Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti mirëpret rezolutën e Parlamentit Europian që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë në...

Kurti mirëpret rezolutën e Parlamentit Europian që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë në Banjskë

Parlamenti Europian sot miratoi rezolutën që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, sulmi ky që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku. 

Kjo rezulotë është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

“Ndër masat e tjera, ajo [rezulota] bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative përpara ushtarake përgjatë kufirit” – tha Kurti në rrjetin social X.

Ai tutje tha se kjo rezulotë gjithashtu u bën thirrje pesë vendeve europiane që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. 

“Rezulota inkurajon Komisionin që të pezullojë fondet për Serbinë nëse nuk bashkëpunon dhe nxit “autoritetet serbe… të përmbahen nga gjuha e urrejtjes kundër kosovarëve dhe…informacionet e rreme në lidhje me ‘ spastrim etnik…’” – tha tutje i pari i Qeverisë së Kosovës. 

Rezoluta në fjalë përfshin 28 pika me kontribut nga grupe politike të ndryshme brenda Parlamentit Europian.

Në tekstin e rezolutës përmenden rrethanat të cilat kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës, nga largimi i serbëve nga institucionet nëntorin e kaluar, bojkotimi i zgjedhjeve lokale të prillit në veri, e deri te vendosja e barrikadave dhe sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në fund të majit dhe sulmit të fundit në Banjkës.

Parlamenti Europian i ka kërkuar të gjithë shteteve anëtare të bashkohen në dënimin e sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ka theksuar angazhimin e tyre për të ndjekur hetimet e kryera nga autoritetet kosovare si dhe ka bërë thirrje për mbështetjen e Bashkimit Evropian në këto hetime. Gjithashtu, Rezoluta bën thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në proces.

Rezoluta gjithashtu përmend mundësinë e ekstradimit të terroristëve të sulmit në Kosovë.

“Parlamenti i BE-së bën thirrje për autoritetet kosovare të zbardhin të gjitha provat lidhur me ngjarjen; bën thirrje për institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, që të vlerësojnë provat; kërkon që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetime dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin, të cilët aktualisht qëndrojnë në Serbi, në përputhje me ligjin, duke përfshirë edhe ekstradimin e tyre në Kosovë”, thekson Rezoluta.

Parlamenti i BE-së bën të ditur se ka vënë re faktin se Serbia ka shpallur një ditë zie kombëtare dhe se tre terroristët e vdekur janë portretizuar si heronj që luftuan për çështjen e serbëve, gjë që ka rritur tensionet politike në rajon.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje për zbardhje të plotë të rolit të mundshëm të Rusisë në sulmin që ndodhi në Banjskë.

Parlamenti i BE-së i bëri thirrje Serbisë që të shmangë çdo eskalim të mëtejshëm që po e dëmton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të parandalojë trafikimin e armëve në kufi.

“BE bën thirrje, në këtë kontekst, që autoritetet kosovare të punojnë drejt tregtisë së hapur për të gjitha mallrat dhe shërbimet civile”, thuhet tutje në tekstin e Rezolutës.

Gjithashtu, Parlamenti i BE-së i bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të marrin masa kundër Qeverisë së Serbisë nëse hetimet tregojnë përfshirjen serbe në sulmin terrorist në Banjskë ose në ngjarjet e dhunshme në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

“Parlamenti i BE-së bën thirrje që Komisioni të ngrijë financimin e ofruar Serbisë nëpërmjet Instrumentit për Ndihmën para antaresimit III, nëse gjetjet e hetimit tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këto sulme; bën thirrje për Këshillin që të ndërmarrë masa të orientuara, pa u kufizuar në bllokimin e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve, kundër aktorëve që shkaktojnë destabilizim në veri të Kosovës dhe udhëheqësve të rrjeteve të mëdha të krimit të organizuar; bën thirrje për Këshillin që, në këtë kontekst, të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë masa të orientuara ndaj Milan Radoiçiq”, theksohet në tekst.

Rezoluta vë në dukje shqetësimet në lidhje me sjelljen agresive ushtarake të Serbisë, mesazhin politik të radikalizuar dhe treguesit e përfshirjes së shtetit serb në dhunën politike të fundit në veri të Kosovës.

Gjithashtu, Parlamenti i BE-së bën thirrje që shtetet anëtare të dërgojnë në mënyrë të menjëhershme trupa shtesë në Kosovë dhe të rrisin njësitë EULEX në terren, nëse është e nevojshme, për të forcuar rolin e tyre si përgjigjës të sigurisë në veri të Kosovës.

Rezoluta bën gjithashtu thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërkufitar më të madh mes Serbisë dhe Kosovës, me një fokus në luftën kundër krimit të organizuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit