Në vend të raportimit të fakteve, disa “gazetarë” janë kthyer në zëdhënës të regjimit të vjetër, të cilët nuk po e përjetojnë lehtë faktin që për herë të parë, në një komunë po qeveriset ndershëm, me punë dhe rezultate konkrete.
Sulmet ndaj një kryetari komune që për 4 vite ka dhënë maksimumin, nuk janë rastësi. Ato janë pjesë e një strategjie të organizuar për të dëmtuar çdo zë të ndryshimit.
Kjo luftë nuk bëhet vetëm nga partitë. Bëhet edhe nga militantët me mikrofon në dorë, të cilët në vend që të raportojnë, shpifin. Në vend që të pyesin, sulmojnë. Dhe në vend që të analizojnë, recitojnë urdhrat e shefave të vjetër.
Ruzhdi Bajrami




