Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKu ndodhet Ilir Meta? Pas Berishës, as avokati i tij nuk di...

Ku ndodhet Ilir Meta? Pas Berishës, as avokati i tij nuk di gjë

Prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.

Blendi Fevziu pyeti mbrëmë Sali Berishën në “Opinion” nëse kishte folur me Metën gjatë kohëve të fundit, por ish-kryeministri tha se nuk kishte patur kontakt dhe nuk e dinte ku ndodhej.

Për të njëjtën gjë është pyetur sëfundmi edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili po ashtu tha se nuk e dinte se ku ndodhej duke theksuar se Meta ishte i lirë, të ikte dhe të vinte ku dhe kur të donte duke qenë se ishte kryetar i Partisë së Lirisë.

Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.

Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj. /albeu.com

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit