Lëvizja Demokratike që në fillim po dëshmon se është subjekt serioz në skenën politike në RMV.
Këtë e dëshmon shtrirja e strukturës së Lëvizjes, e cila rezulton të jetë e gjërë dhe mirë e organizuar.
Vërtetim shtesë janë edhe përkrahjet publike por edhe aderimet.
Rast i këtillë është bashkangjitja e kryetarit të nëndegës së Shishovës nga Komuna e Sarajit, Blerim Halimi nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, i cili sot oficialisht vendosi që të aderojë në Lëvizjen Demokratike ku do të vazhdojë aktivitetin e tij të mëtutjeshëm politik.