Kryetari i Komunës së Koçanit ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga posti i tij pas tragjedisë së zjarrit që mori shumë jetë, përfshirë fëmijë dhe sportistë. Ai ka shprehur dhimbjen e thellë dhe humbjen e madhe që ndien, duke theksuar se këto fëmijë ishin “fëmijët tanë”, dhe shumë nga ata i njihte personalisht.
Në një deklaratë, ai ka bërë thirrje për hetim të plotë të përgjegjësive të të gjithë të involvuarve në këtë ngjarje tragjike. Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të iu përgjigjur çdo pyetjeje lidhur me ngjarjen dhe veprimet e tij.
“Ky është një moment shumë i vështirë për mua dhe për të gjithë qytetarët e Koçanit. Kjo tragjedi ka lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm dhe është e dhimbshme. Kërkoj falje dhe lutem për shpirtin e fëmijëve tanë dhe për familjet e tyre”, ka shtuar ai.
Me këtë dorëheqje, ai shprehu se pas kësaj tragjedie asgjë nuk do të ketë më kuptim për të, duke theksuar se asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë dhimbjen që ndjen.