Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Në deklaratën e tij fillestare para se t’i bashkohej panelit për të diskutuar rreth planit të rritjes, kryeministri tha se ky takim, është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bashkohen dhe të diskutojnë se si mund të integrohen më tej duke bërë reforma në vend, por në të njëjtën kohë për të parë se si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programeve mbështetëse nga Plani i Rritjes së BE-së.