Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hap ceremoninë e showroom-it të mobilerive kosovare...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hap ceremoninë e showroom-it të mobilerive kosovare në Cyrih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë hapëse të showroom-it të mobilerive kosovare në Cyrih.

Në këtë ceremoni, të organizuar nga platforma mediale albinfo.ch, para të pranishmëve Kurti ka folur për sektorin e drurit, i cili, sipas tij, po zhvillohet me të madhe në Kosovë.

“N jemi popull të shtëpisë tonë, që e duam shumë. Jemi popull të vatrës, të vatrës që na e sjell ngrohjen e këndshme në shtëpitë tona. Dhe është shumë interesante pikërisht në sektorin e mobileve, në sektorin e shtëpive dhe atë të përpunimit të drurit eksporti është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse. E kjo ka të bëjë edhe me vetë kulturën, historinë dhe traditën e popullit tonë. Prandaj, para një çerek shekulli pati dështuar plani i Serbisë që duke na vrarë, dëbuar, burgosur e duke na djegur 120 mijë shtëpi, ta bëjë Kosovën ta pabanueshme”, ka theksuar Kurti.

Ai foli edhe për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Sot paradite ishim në Reçak, ku kujtuam 25-vjetorin e masakrës atje, e cila tronditi opinionin ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore dhe lëvizi NATO-n për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Pra, një çerek shekulli më herët ishim nën kthetrat e Serbisë gjenocidale dhe tash 25 vjet më vonë, ne, jemi këtu në Cyrih, duke treguar se Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s, e kombinimit mes zhvillimit ekonomik me progres demokratik dhe njëkohësisht e një sektori privat, i cili po lulëzon jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër, në Skandinavi, SHBA, e kudo në Evropë, e gjithnjë pa harruar e duke e kujtuar Kosovën, prej nga vijmë të gjithë ne”, tha Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit