Vijmë në fazë kur duhet të ulemi në tryezë, por duhet të gjithë të ulen sepse në vitin 2001 janë ulur partitë më të mëdha të dy komuniteteve etnike dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar të BE-së dhe SHBA-së. Kjo do të thotë, që në mënyrë të njëanshme nuk mund ta ndërroni, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me zbatimin e balancuesit gjegjësisht punësimeve në sektorin publik në bazë të përkatësisë etnike.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kovaçevski tha se baëancuesi si zgjidhje e automatizuar elektronike në bazë të Ligjit për përfaqësim të barabartë e ka vendosur Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-ja dhe se pas Marrëveshjes së Ohrit “janë bërë hapa në përfaqësim më të madh të komuniteteve më të vogla”, ndërsa kjo nuk i përket vetëm shqiptarëve.
“Unë kam qëndrimin tim personal. Bbesoj se përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion dhe ai profesion përcakton diçka krejtësisht tjetër. Profesioni përcakton arsimin, aftësitë, përvojën, sjelljen etj. Dhe me siguri do të vijë një moment, që mendoj se tashmë është afër, kur do të duhet të diskutojmë për kritere të tjera në lidhje me avancimin e shoqërisë sonë dhe mbi të gjitha, këtu kam parasysh profesionalizmin, avancimin e aftësive dhe një nivel jashtëzakonisht të lartë të udhëheqjes dhe menaxhimit profesional të të gjitha proceseve në shtet. Këtu nuk po mendoj vetëm për pozita drejtorësh, por edhe për pozita profesionale që do të duhet të plotësohen me kandidatët më të mirë”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Poliklinikës në Saraj.
Sipas tij, në 23 vitet e fundit në vend është ndërtuar shoqëri-sistem multientik, në të cilin, siç tha, të gjithë mund ta shohin shtetin si vend të parë, në të cilën mund të konsiderojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.