Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKovaçevski: Qeveria do të japë dorëheqjen nga e enjtja në ora 10:00

Kovaçevski: Qeveria do të japë dorëheqjen nga e enjtja në ora 10:00

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë qeveria do të japin dorëheqje që nga mëngjesi i së enjtes, me qëllim që të dielën në mesnatë të ketë një qeveri teknike. Lajmin e ka dhënë kryeministri Kovaçevski, i cili ka theksuar se ka kohë që të gjitha procedurat të kryhen brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Qeveria do të jetë në dorëheqje nga e enjten, në 10 ora të mëngjesit, një dit para seancës parlamentare, e cila duhet të mbahet të premten.

E përveç qeverisë, të enjten duhet të japë dorëheqje edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili teknikisht do të jetë kryeministër i Maqedonisë 100 ditë para zgjedhjeve.

Në seancën parlamentare duhet të zgjidhet deputeti i ri i BDI-së, i cili pas dorëheqjes së konstatuar të Xhaferit duhet të marrë mandat nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, si dhe të zgjidhet koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski për kryetar të ri Parlamenti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit