Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se është i gatshëm të takohet me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme, shkruan Alsat.
“Për zgjidhje kadrovike ne nuk mund të takohemi sepse secili subjekt politik i propozon zgjidhjet e veta kadrovike në qeverinë teknike, apo cila do qoftë qeveri. Në formën e saj dhe në thelb, kjo qeveri është qeveri e koalicionit, ku merr pjesë edhe opozita, në pajtim të ligjit për zgjedhje dhe ligjit për qeverinë. Ashtu që ata duhet t’i bëjnë publike kandidatët e tyre dhe t’i parashtrojnë deri tek qeveria dhe Kuvendi që të mund të zgjidhen, kjo është procedura. Por gjithsesi se do të takohemi dhe do të bisedojmë rreth elementeve tjera të zgjedhjeve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër