Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka dal në terren për të parë nga afër zhvillimet në Sallën Universale. Ajo me këtë rast ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar ndërsa ka kërkuar veprime të shpejta nga institucionet për të adresuar situatën.

Ajo apelon që të mos spekulohet për shkaqet e zjarrit. Sipas saj, nuk ka pasur viktima dhe persona të vdekur, gjegjësisht i gjithë objekti ka qenë bosh.

“Dëmi material do të konstatohet para se të vazhdohet me aktivitetet e mëtejshme ndërtimore dhe do të përcaktohet shkaku. Objekti është i siguruar. Për ngjarjet e zjarrit do t’ju informojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt në mënyrë që të ketë informacione për atë që ka ndodhur, për të shmangur spekulimet”, theksoi Kostadinovska Stojçevska.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit