Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaShëndetiKosovë/ Vitia: 15 të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq kanë pësuar djegie,...

Kosovë/ Vitia: 15 të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq kanë pësuar djegie, katër në mjekim intensiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 15 anëtarë të një familje kanë pësuar djegie si pasojë e shpërthimit të një bombole me gaz në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Vitia poashtu konfirmoi se një nga të lënduarit ka pasur lëndime edhe në gjoks.

“Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës janë trajtuar sot gjatë ditës në spitale e QKUK. Ata, 15 anëtarë të familjes, pësuan djegie e një pati lëndime në gjoks. Ende jemi në Klinikën Emergjente në QKUK, bashkë me mjekët, infermierët dhe stafin tjetër. Të gjithë ishin e ende janë në mobilizim e angazhim të lartë prej shumë orësh. Po ofrohet kujdesi i plotë e profesional për të lënduarit” tha ai.

Vitia deklaroi tutje se katër nga të lënduarit janë në trajtim intensiv.

“Katër nga të lënduarit pasi që janë operuar nga mjekët në QKUK, meqë kanë shkallë më të lartë të djegieve janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në Mjekim Intensiv Qendror. Tetë të lënduar janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të lënduar janë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Ndërsa një nga të lënduarit është në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Mjekët janë duke bërë gjithçka për të mënjanuar çdo rrezik për jetën.Përpjekjet vijojnë dhe në këto çaste”, tha Vitia.

Në QKUK pranë të Lënduarve dhe mjekëve sonte kanë qëndruar edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Uroj me gjithë zemër që të gjithë të lënduarit ta kalojnë këtë gjendje sa më parë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit