Friday, February 21, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteKosovë / Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi,...

Kosovë / Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë – policia jep detaje

Mbrëmjen e 17 shkurtit, 12 persona nga të cilët 10 të mitur, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se me automjete të stolisura me simbole kombëtare kanë hyrë në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Ata janë ndaluar jo vetëm për shkak të simboleve, por edhe për shkelje të rregullave të trafikut, si mungesa e dokumenteve të nevojshme dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pasagjerëve në automjete.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se personat e ndaluar kanë përfunduar në një situatë tensione kur qytetarë serbë i kanë sulmuar me gurë.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 prej tyre të mitur, pasi dyshohet se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut me flamuj shqiptarë. Më pas, disa serbë i kanë sulmuar me gurë. Kemi ndaluar dy automjete, njëra prej të cilave transportonte pesë të mitur, ndërsa tjetra shtatë persona. Aktualisht, nuk ka akuzë për përdorimin e flamujve, por po trajtohen shkeljet e trafikut, si mungesa e patentë shoferit dhe tejkalimi i kapacitetit të automjetit,” ka thënë Elshani.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë gjithë ditës janë marrë masa për të parandaluar provokime në pjesën veriore të qytetit, sidomos në këtë ditë kur festohet përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka ndërhyrje për përdorimin e flamujve, por po merremi me shkeljet e trafikut. Po i sqarojmë situatat që kanë ndodhur dhe po trajtojmë rastin me kujdes, duke pasur parasysh se shumica e të ndaluarve janë të mitur,” ka shtuar ai.

Në të njëjtën kohë, politikan serb Aleksandar Arsenijeviq ka ndarë në rrjetin social Facebook, në opsionin ‘Story’, një video ku duken automjetet me flamuj shqiptarë duke kaluar nëpër njërën nga rrugët e Mitrovicës së Veriut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit