Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKosovë, Qeveria kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, Qeveria kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Qeveria e Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale. Sipas ekzekutivit, mbeten të përkushtuar për deeskalim të situatës në veri dhe këtë e dëshmon edhe implementimi i marrëveshjes së Bratisllavës.

Mirëpo, partitë opozitare thonë se Kosova vazhdon të jetë nën masa për shkak të qasjes së gabuar të kryeministrit Albin Kurti. Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit në dialog, Besnik Bislimi, thonë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet hequr.

Masat kanë hyrë në fuqi më 28 qershor, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment. Bashkimi Evropian ka kërkuar përkushtim më të madh nga pala kosovare për zbatimin e kërkesave për shtensionimin e plotë të situatës në veri, ku përfshihet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit