Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njoftoi se deri më tani janë regjistruar 1.420.148 qytetarë, e procesi i regjistrimit po vazhdon edhe në javën e gjashtë.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, ka theksuar se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit, por këtë tha Kastrati se s’po e shohin të arsyeshme.
“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive me u regjistru ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen. Bëj thirrje regjistruesve të bëjnë edhe një vizitë sidomos te banesat e zbrazura mos ka mbet dikush pa u regjistru”, ka shtuar Kastrati.
Ai tha se në disa komuna janë hapur zyre ku qytetarët mund të shkojnë të regjistrohenu, e këto komuna janë Prishtina dhe Prizreni, por e njëjta “mund të ndodhë edhe në komuna tjera nëse e shohin të nevojshme”.
Ndërsa në Prishtinë, qytetarët mund të regjistrohen në ASK, edhe në komunë.Kurse, sa i përket regjistrimit në komunat veriore, Kastrati tha se ka hezitime, por pritet edhe këto ditë të vazhdojë regjistrimi.
“Regjistrimi po shkon sipas planit nga dje deri sot janë regjistruar numri. Komunitetet po marrin pjesë në veri ka hezitim, presim edhe këto ditë të regjistrohen”, tha Kastrati./EO