Saturday, January 18, 2025
spot_img
BallinaLajmeKosovë, kërcënohet me jetë ish-deputetja Besa Gaxherri

Kosovë, kërcënohet me jetë ish-deputetja Besa Gaxherri

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale gjatë një debati televiziv. Lajmin e ka konfirmuar vetë Gaxherri e cila ka qenë deputete në legjislatura të kaluara.
Ajo ka treguar se mesazhet kërcënuese i janë dërguar gjatë transmetimit të emisionit, por nuk ka bërë të ditura detajet e tyre.

Pas përfundimit të debatit, ajo ka vërejtur kërcënimin publik dhe menjëherë e ka raportuar rastin në Policinë e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është paraqitur dhe hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit