Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“KosovaPress”: Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë

“KosovaPress”: Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë

Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga shërbimi sekret serb, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi si dhe Kosovës, ka raportuar në burime agjencia “KosovaPress” të premten.

Sipas kësaj agjencie, burime ndërkombëtare të sigurisë kanë ngritur alarmin për inskenime të rënda të planifikuara nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës.

“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë burimi i “KosovaPressit”.

Sipas raportimit, qëllimi kryesor i këtyre inskenimeve të shërbimeve sekrete serbe, është adresimi i kërkesave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje, protestat, kërkesat për hetim ndërkombëtar, si dhe presonin ndërkombëtar në rritje në lidhje me veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit