Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKoopman: Plani i Rritjes mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit...

Koopman: Plani i Rritjes mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, pjesëmarrës në Samitin e BE-së në Shkup tha se Plani i Rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për dy herë më shumë.

“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje… Liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin e regjionit në tregun tonë të brendshëm, i cili është një rritje e madhe”, tha Koopman. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit