LAJM: z.Taravari, keni thënë se një ditë në jave jeni në klinikë dhe kryeni nga 50 kontrolle. Sa pacientë sot keni kontrolluar deri tani dhe sa presin për kontrollë?
Arben Taravari: Sot është ditë e mërkurë dhe zakonisht këtu në klinikë kontrolloj diku prej 40 deri 60 pacient. Deri tash me siguri kam kontrolluar diku 11-12 pacient.
LAJM: A ka javë kur mungoni?
Arben Taravari: Shumë rrallë ndodh që të mungoj. Mund të them se mund të ndodhë ajo 4-5 herë në vit, kur e kam pushimin e verës, nëse ka ndonjë festë, ndonjëherë të del diçka probleme me shëndetin, personale ose dikush i familjes. Mendoj se 90% të rasteve çdo të mërkurë jam këtu, mundohem të jem.
LAJM: Si ja bëni me pacientët kur mungoni?
Arben Taravari: Zakonisht pacientët janë adaptuar më. Një ditë para ose dy ditë para të mërkurës zakonisht më shkruajnë porosi se doktor a mund të vijmë të mërkurën. Pjesës dërmuese mundohëm të ju përgjigjem, posaqërisht nëse nuk jam në klinikë.