Shitja online vazhdon të jetë mënyra më e lehët për të manipuluar dhe mashtruar konsumatorët. Ligjit I ri për mbrojtjen e konusumatorëve parasheh forcimin e mekanizmave për mbrojtje më të madhe të blerësve, por edhe gjoba më të larta për tregtarët e papërgjegjshëm. Nga Organizata e Konsumatorëve presin që ndihmë tu dalin edhe inspektorët e tregut përmes intesifikimit të inspektimit. “Konsumatorët nuk janë të edukuar mjaftueshëm në këtë drejtim dhe mendojn se gjat shitjes online nuk duhet të marrin fatur fiskale. Por është e kundërta sepse shitjet online janë në nivelin e shitjes fizike konvencionale. Prandaj është e nevojshme që tregtari t’ju dorzoj dëshmi për pages të realizuar”, theksojnë nga organizata e konsumatorëve. Kur qytetarët blejnë online, nëse tregtari nuk ofron faturë fiskale, konsumatorët nuk duhet ta marrin fare produktin ose ta kthejnë menjëherë pas marrjes, këshillon Organizata e Konsumatorëve. Përndryshe, shpesh në rrjetë sociale qytetarët postojnë biseda të ndryshme me faqet tek të cilat kanë porositur, duke u ankuar se nuk kanë marrë produktin që e kanë kërkuar, ose që porosia është e dëmtuar. Në komunikim shihet që bizneset në fjalë, ose nuk iu përgjigjen fare shkrimeve, ose thonë se nuk pranojnë ndërrim apo kthim të produktit. Por, ankesa e konsumatorëve duhet të adresohet edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme.