Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeKonjufca: Kodi Civil nuk kalon pa opozitën

Konjufca: Kodi Civil nuk kalon pa opozitën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka mohuar të jenë 10 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kishin votuar kundër Ligjit për Kodin Civil.

Ai në një intervistë për emisionin #KallxoPërnime, të premten tha se shumica nga ta kishin abstenuar.

“Nuk kanë qenë kundër, kanë abstenuar, më duket se diku ishte 28 me 29 ka qenë me abstenim e për. E vërtetë që disa janë kundër dhe i kanë mendimet e tyre unë nuk pajtohem me ato mendime por shumë më duket qëndrimi i opozitës se i atyre kundër”, tha Konjufca.

Ai shtoi se në asnjë vend të zhvilluar në Bashkimin Evropian, një parti politike e vetme s’mund ta kaloj këtë ligj.

“Cili shtet ka mundur që me një parti politike ka mundur ta kaloj Kodin Civil. Ku e ka kalu veç një parti Kodin Civil në botë? Në secilën parti ka grupe që janë më konservativ kanë bindje religjioze thonë që ky kod e prish familjen, e shkatërron. Unë kam respekt për secilën bindje, por me thanë opozita kaloje ti vet Kodin Civil se unë po të kqyri ty tu mos mujt me kalu”, tha tutje Konjufca.

Ai më tej ka thënë se Kodin Civil do ta kalojnë bashkë me partitë opozitare. Duke i ftuar publikisht që të bashkohen rreth kësaj nisme.

“Ose do ta bëjmë bashkë ose kjo s’kalon. Publikisht them që pa votën e opozitës, Kodi Civil nuk do të kaloj në Kosovë”, tha ndër tjerash ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit