Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeKonjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të...

Konjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të denjë të quhen burra

Kryeparlamentari Glauk Konjufca kritikoi ashpër burrat që nuk kryejnë punët e shtëpisë dhe presin gjithçka nga gratë e tyre.

Ai burrë i cili nuk di me i la enët, dhe ai burrë që nuk di me hekuros, unë mendoj që nuk është i denjë për t’u quajtur burrë”, tha ai.

Konjufca e pranoi se edhe vetë bën pjesë në grupin e burrave që ka ende nevojë të emancipohen, ani se ai personalisht hekuros rrobat e veta.

“Hekurosjen e bëj gjithmonë vetë. Njeriu duhet të dijë të hekuros bukur. Unë mendoj që është shumë paragjykuese me i thënë një gruaje, hekuros! Unë jam kundër kësaj, shumë”, shtoi ai.

I pari i Kuvendit ua bëri me dije burrave se punët në shtëpi nuk janë vetëm për gratë dhe se të parët duhet të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në familje.

Nuk është çështje e gruas, këtë e kam pa qysh i ri. Për shembull, më ka penguar nëse nëna ime do të hekuroste… Unë mendoj që në shkollë të mesme, minimalisht, duhet të mësojë njeriu të hekuros, të mësohet djaloshi, adoleshenti të hekuros”, tha ai. “Çka është kjo me i thanë gruas hekuros!? Unë për mendimin tim, e shoh shumë paragjykuese si veprimtari. Tash gratë edhe mund të hekurosin, shumica hekurosin, por nëse mendoni se është një punë e ndarë vetëm për gruan, unë mendoj që e keni shumë gabim”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit