Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeKonferenca rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe...

Konferenca rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz”

Qendra Rajonale e Nismave për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) sot e organizojnë konferencën rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz”.

Në konferencë fjalime hyrëse do të kenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zëvendësambasadori i Gjermanisë në shtet, Oto Graf, drejtori i GIZ në Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber dhe drejtori i Qendrës Rajonale MARRI, Sashko Kocev.

Konferenca organizohet me rastin e përfundimit të projektit rajonal katërditor “Parandalimi dhe lufta kundër tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”, e zbatuar nga ana e GIZ bashkë me MARRI si partner strategjik. 

Qëllimi i konferencës është që të mundësojë platformë për shkëmbim të njohurive dhe përvojave në lidhje me mënyrat e parandalimit efikas të tregtisë me njerëz si dhe sigurimin e mbështetjes më të mirë të viktimave dhe viktimave potenciale të tregtisë me njerëz, ndërsa akterë të shumtë rajonalë të përfshirë në zbatimin e projektit do të kenë mundësi t’i shfaqin rezultatete e arritura

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit