Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeKomuna e Tetovës promovoi maunat dhe kontejnerët e rinj për mbeturinat

Komuna e Tetovës promovoi maunat dhe kontejnerët e rinj për mbeturinat

Komuna e Tetovës dhe kompania e Austrisë Saubermacher, në sheshin Iliria në Tetovë, promovuan tetë maunat e reja si dhe kontejnerët e rinj për mbeturinat. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se kjo është faza e parë që parashikon grumbullimin e mbeturinave, përkatësisht pastrimin e qytetit, ndërsa në fazën e dytë bashkë me kompaninë austriake Saubermacher, do të realizohet projekti i selektimit të mbeturinave.

“Vizioni ynë bashkë me kompaninë është që të sigurojmë një qytet të pastër dhe të zhvilluar për të gjithë ne. Prandaj nevojitet bashkëpunim i secilit sepse vetëm kështu do arrimë tek menaxhimi modern dhe efikas me mbeturinat. Ne ngadalë ecin rrugës për të cilën kemi punuar këto dy vite. Puna jonë nuk mbaron këtu. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të përmirësojmë sistemin me mbetjet në qytetin tonë. Ne duhet të jemi të përkushtuar për të punuar në drejtim të përkushtimit ndaj ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, një synim që kërkon angazhimin e përbashkët”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Përfaqësuesi i kompanisë Saubermamacher tha se bashkëpunimi me qytetarët është i patjetërsueshëm me qëllim që Tetova të shndërrohet në një qytet të pastër.

“Ekipi ynë dhe unë e shohim si detyrim të japim një kontribut për shoqërinë dhe mjedisin, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të jetojnë gjithashtu në një mjedis të pastër dhe të paprekur. Kjo është arsyeja përse për mua është e rëndësishme në veçanti të mbështes qytetin e Tetovës në ngritjen e një sistemi ekologjik të grumbullimit të mbeturinave, për të bërë Maqedoninë e Veriut dhe Tetovën me standarde mjedisore evropiane, dhe për tu ofruar klientëve shërbime më të mira të mundshme”, tha Hans Roth, Saubermacher.

Në fazën e parë, komuna bashkë me kompaninë Saubermacher do të ketë 100 punëtorë të angazhuar në pastrimin e qytetit, ndërsa do ndërrohen të gjithë kontejnerët nëpër qytet, ndërsa do të ketë angazhim shtesë të maunave për grumbullimin e mbeturinave.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit