Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt ia mbulon shpenzimet shkollore 12-vjeçarit që gjeti kuletën me...

Komuna e Skenderajt ia mbulon shpenzimet shkollore 12-vjeçarit që gjeti kuletën me 2500 euro dhe e dorëzoi në polici

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur 12-vjeçarin i cili kishte gjetur një kuletë me 2500 euro dhe të njëjtën e kishte dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Nura ka thënë se për këtë vepër, komuna e ka shpërblyer atë duke ia mbuluar shpenzimet për vitin e ri shkollor.

“Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti!” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ky është Blearti!

I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.

Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.

Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti!

Të lumtë!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffadilnuraks%2Fposts%2Fpfbid02mJgRZNhzEbfJFgTdtpGp7qcSGffsCzU1P36q9PFxg3ebGUgAFSEUN6ER4QoLhthql&show_text=true&width=500

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit