Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKompania zvicerane planifikon hapjen e një fabrike në Kosovë

Kompania zvicerane planifikon hapjen e një fabrike në Kosovë

Mësohet se pronarët e kompanisë zvicerane “Bächi-Cord AG”, David Bächi dhe Adrian Bächi, në shoqërim me drejtorin menaxhues të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare (OEZK), Vigan Disha, u pritën në takim nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe stafi i saj, përcjell albinfo.ch.

Në këtë takim investitorët u njohën me kushtet dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës.

Kompania “Bächi-Cord AG” planifikon themelimin e një fabrike për prodhimin e penjve, litarëve të hollë dhe spangove, duke krijuar më shumë se 25 vende pune në Kosovë.

Ministrja Rozeta Hajdari, duke iu uruar mirëseardhje investitorëve, i njoftoi ata për progresin që vendi ynë ka bërë në fushën e përmirësimit të të bërit biznes, siç janë lehtësirat legjislative dhe tatimore që Republika e Kosovës ofron për investitorët e huaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit