Komiteti i Apelit i La Ligës, hodhi poshtë ankesën e Real Madridit për sanksionimin e Xhud Bellingamit. Në këtë mënyrë, futbollisti anglez do të duhet të kryejë pezullimin me dy ndeshje, pas përjashtimit në momentet e fundit të ndeshjes kundër Valencia në “Campo de Mestalla”. Ky sanksion do ta pengojë lojtarin të luajë ndeshjet e La Liga-s kundër Selta Vigo-s dhe Osasunës, më 10 dhe 16 mars.
Lojtari i Real Madridit u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Valencia, pas momentit të diskutueshëm ku Zhill Manzano sinjalizoi fundin e lojës në momentin, kur Brahim qendëroi një top në zonë, që Bellingami e dërgoi me kokë në rrjetë. Një gol që do të thoshte fitore për skuadrën e Karlo Ançelotit, por ndeshja përfundoi në barazim, duke qenë se ishte jashtë kohës së rregullores.
Gjyqtari, pasi përjashtoi Xhud Belingamin, regjistroi në procesverbal se anglezi iu drejtua me një qëndrim agresiv dhe bërtitës.
Ndaj Belinghamit u zbatua neni 124 i Kodit Disiplinor. Një argument që nuk e ka bindur Real Madridin, i cili bëri ankim duke thënë se futbollisti nuk e ka fyer arbitrin, por kishte të bënte më shumë me fundin e ndeshjes.