Wednesday, November 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeKomisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të përcaktojë dy anëtarë të rinj...

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të përcaktojë dy anëtarë të rinj të KSHZ-së

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot në seancën e 11-të duhet të përcaktojë listën e kandidatëve të regjistruar sipas Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kuvendi duhet të zgjedhë dy anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndryshimit të qeverisë dhe rreshtimit të bërë sipas Kodit Zgjedhor. Anëtarët e rinj të KSHZ-së do të zgjidhen në vend të Boban Stojanovskit (VMRO-DPMNE), i cili u zgjodh zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe në vend të Radica Risteskës (LSDM), e cila doli në pension.

Kryetar i ri i KSHZ-së tashmë është Boris Kondarko (LSDM), ndërsa nënkryetar Abdush Demiri, i cili është propozim i Lëvizjes Besa. Anëtarë tjerë të KSHZ-së janë Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).

Mandati i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është katër vjeçar dhe kjo përbërje skadon më 12 janar 2025.

Komisioni për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot në një seancë tjetër duhet të përcaktojë Propozim-vendimin për emërimin e presidentit dhe anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit