Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKomisioni për çështje evropiane duhet të fillojë me debat pas ligjit të...

Komisioni për çështje evropiane duhet të fillojë me debat pas ligjit të parë për korridoret

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën e 54-të në rend dite të së cilës janë propozim-ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Ligjet janë propozuar me flamur evropian dhe duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Komisioni mbrëmë e miratoi rendin e ditës, ndërsa paradite, siç paralajmëroi kryetari Arbër Ademi, do të fillojë me debat pas pikës së parë të Propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar.

Në seancë janë edhe Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shpronësim, si dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vërtetim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë) dhe Korridori 10d (pjesa e autostradës (Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç këtyre ligjeve, para anëtarëve të Komisionit është edhe Propozim-ligji për akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë i cili gjithashtu duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Në Kuvend janë paralajmëruar seanca të Komisionit për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik, dhe të Komisionit për arsim dhe shkencë, për ndryshimet e propozuara të ligjeve për arsimin fillor, për themelimin e Agjencisë kombëtare për programe arsimore dhe evropiane dhe mobilitet, për  universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm, për inspektoratin e arsimit dhe të Ligjit për akademinë sportive, të gjitha në lexim të parë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit