Ziadin Sela nga ASh-ja është mysafir në ClickPlus në TV21.
Duke folur se a pritet që t’i bashkohet Frontit Europian, Sela tha se tema për lista të përbashkëta me partitë e Frontit europian është ezauruar.
Sipas tij, për momentin nuk mund të zbatohet as çështja që të shkohet vetë në zgjedhje.
“Tema për listat e përbashkëta është ezauruar. Gjithashtu – edhe vendimi që të shkojmë vetë në zgjedhje, nuk mund të zbatohet pa pasur edhe një vendim të Gjykatës”.