Tani është momenti meqë nuk po munden institucionet e shtetit të ndërmarrin masa konkrete për ndaljen e migrimit të të gjitha kategorive të qytetarëve është e rendit që ky deficit të shikohet nga aspekti përfitues. Tani meqë është bërë fenomen i njohur që në gjitha shkolla fillore e të mesme numri i nxënësve dukshëm është reduktuar të krijohet strategji e veçantë që në klasa të ketë numër të kufizuar të nxënësve në mënyrë që me secilin të punohet në mënyrë precize pa anashkaluar askënd. Migrimi lë pasoja edhe në Universitete, prandaj mirë është që ajo forma klasike ligjëratat në amfiteatër ku një profesor i moshuar me zë të shterur ligjëron para më shumë se 100 studenteve. E kjo praktikë duhet të merr fund sepse askush nuk përfiton vetëm studentët janë ata që humbin kohën e tyre. Prandaj, largimi metodave e praktikave të vjetra do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë në arsim, shkruan Zhurnal.
Praktika e vjetër në histori, duhet të përfitohet edhe nga fatkeqësia për rritje të cilësisë në arsim –
Ulja e numrit të nxënësve në shumë shkolla fillore të vendit ka shtyrë drejtuesit e caktuar të këtyre institucioneve te propozojnë ndryshime ligjore që paralelet të mund të funksionojnë edhe me më pak nxënës. Përveç kësaj, ata thonë se në klasat ku numri i nxënësve është më i ulët cilësia e realizimit të procesit mësimor është më e lartë. Gazmend Ganiu, ish mësues i grupit klasor dhe tashmë drejtor i shkollës fillore “Dituria” në Likovë vlerëson se numri adekuat i formimit të një paralele është 15 nxënës.
“Tash me numër më të vogël arsimtari I grupit klasor apo lëndor ka hapësirë më të madhe gjatë orës dhe mund të diskutoj apo të komentoj me secilin nxënës veç e veç dhe të jetë ora sa më e suksesshme sepse numri sa më I vogël I nxënësve do të ketë kohë më tepër për zhvillim të njësisë mësimore ose përkushtim të secilit nxënës…Me sistemin e ri, me konceptin e ri të arsimit sepse po ndryshon çdo gjë edhe arsimtari po duhet të jetë në rrjedhë të konceptit të ri, mendimi im është se numri 15 do të ishte adekuat, normal që klasa të funksionoj pa asnjë problem me arsimtarin, qoftë klasat e larta ose të ulëta”, tha për Alsat Gazmend Ganiu, drejtor i sh,f “Dituria”.
Ligji aktual parashikon që për funksionimin e një paralele nevojiten të paktën 25 nxënës. Për momentin në Shkollën Fillore “Dituria” në Likovë dhe dy shkollat periferike mësojnë gjithsej 250 nxënës. Prandaj, ndryshimi apo ndërhyrja në këtë ligj është mëse i nevojshëm se asnjëherë më parë. Në mënyrë që tu mundësohet formimi i paraleleve edhe me më pak nxënës që pastaj kjo të përkthehet edhe në rritjen e cilësisë në arsim.
Maqedonia e Veriut në 10 vendet e fundit për cilësi në arsim –
Nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.
Në vend të progresit pason me një regres të hatashëm pra nga vendi 67 bie në vendin 61. Dhe, kjo flet qartësisht për sa i përket asaj se a ka pasur reforma në sistemin edukativo-arsimor. Në fakt, këto të dhëna flasin qartësisht për ngecjen e cilësisë në arsim, shifra alarmante dhe shqetësuese që duhet të ndërmerren masa në të kundërtën më vonë pasojat do të jenë të pariparueshme.
“Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim jemi renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nuk qëndrojnë më mirë as vendet tjera të rajonit të cilat gjithashtu radhiten nga fundi i listës së shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria rradhitet e 66-ta në pjesën e shkrim-leximit, ndërsa në matematikë dhe shkencë në vendin 71. Kosova mban vendin e 76 në lexim, vendin e77 në shkencë, ndërsa vendin e 74 në matematikë. Ndërsa Serbia radhitet e 40-ta në lexim e shkencë, ndërsa në pjesën e matematikës mban vendin e 42-të.
Kujtojmë që, PISA është një nga testimet ndërkombëtare më kredibile dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Detyrat në testet janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb.