Për herë të parë në Spitalin e Tetovës kryhet operacioni Blepharoplastia nga kirurgu i mirënjohur Roland Alili!
Pacientja ka pasur pengesa, ku pjeset e sipërme rreth syve, do të thotë lekura e varur nën vetull bashkë me qerpikët i hynin ne sy. Operacioni është kryer me sukses ku mjeku kirurg Alili ndan përshtypjet pozitive dhe thotë se, janë krenar që në Spitalin e Tetovës tani më disa vite kryhen operacione të vështira dhe çdo ditë e më shumë kryhen operacione të cilat ndodhin për herë të parë, Alili gjithashtu shton se pacientja në fjalë ka pasur probleme me lëkurën mbi sy dhe qerpikët që i hynin në sy por e njëjta ndërhyrje kryhet edhe për çeshtje estetike!
Kirurgu Roland Alili ka kryer në Spitalin e Tetovës vazhdimisht ndërhyrje të suksesshme me teknikat inovative të kirurgjisë!/Pa Censurë