Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme“Kirili dhe Metodi” në vitin 2019 ishte në vendin e 1814, këtë...

“Kirili dhe Metodi” në vitin 2019 ishte në vendin e 1814, këtë vit në vendin e 1990 në listën e universiteteve më të mira të botës

Rënia e Universitetit “Kirili dhe Metodi”, është i dukshëm dhe këtë e tregojnë rezultatet e listës së bërë nga Qendra për Rangimin e Universiteteve Botërore. Këtë vit UKM u rendit në vendin 1990, njësoj si vitin e kaluar. Në retrospektivë, në vitin 2023 dhe 2022 ishte në të njëjtin vend si tani, ndërsa në vitin 2021 ishte në vendin e 1944-të, në vitin 2020 në vendin e 1917-të dhe në vitin 2019 u rendit më mirë, madje në vendin e 1814-të në renditjen botërore të universiteteve.

UKM është ende i vetmi universitet në Maqedoni i listuar në këtë listë. Pesë universitetet më të renditura në botë janë Harvard, MIT, Stanford, Kembrixh dhe Oksford.

Ndër vendet fqinje, Serbia ka katër institucione të arsimit të lartë ndër universitetet më të mira në botë. Prej tyre më së miri renditet Universiteti i Beogradit, i cili është në vendin e 376-të, ndër universitetet e tjera janë institucionet e arsimit të lartë në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Në renditje janë dy universitete nga Bullgaria, ndërsa Greqia është në listë me 12 universitete. Në renditje ishin 4 institucione të arsimit të lartë nga Kroacia, ndërsa në këtë listë nuk kishte vend për asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit