Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeKidnapimi i nipit të Boshkovskit: E kanë kidnapuar për ta paguar heroinën...

Kidnapimi i nipit të Boshkovskit: E kanë kidnapuar për ta paguar heroinën që e kishte vjedhur

Pas një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave, njëri prej të cilëve akuzohet për vepër penale – Kidnapim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, kryer në bashkëveprim, ndërsa i dyti akuzohet për vepër penale të ndihmës në veprimin e krimit. Për të njëjtën ngjarje ndaj një personi tjetër është pezulluar përkohësisht procedura deri në gjetjen dhe arrestimin e të njejtit.

Më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar se do t’i marrin jetën. Synimi i tyre ishte që të paguante viktima lëndën narkotike të vjedhur më parë – heroinë në masën 4 kilogramë.

Personi i dytë i përfshirë në aktakuzë i ka ndihmuar me dashje, duke i vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale – veturën “Volvo V40” me shenja të Shkupit.

Me automjet të pandehurit pa dëshirën e tij e kanë çuar viktimën në vend të panjohur. Në ditët në vijim, përmes mesazheve në aplikacione celulare nga dërgues të panjohur, familjarë dhe njerëz të afërt të viktimës morën mesazhe ku kërkonin pagesën e mjeteve për heroinen e vjedhur.

Për të mbuluar gjurmët, në Draçevë është djegur vetura me të cilën është kryer krimi dhe në të cilën është parë viktima për herë të fundit.

Prokurori publik me ngritjen e aktakuzës propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin e parë, ndërsa për ndihmësin masat e paracaktuara të sigurimit të zëvendësohen me masën e arrestit shtëpiak.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit