Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKëshilli i Muslimanëve të Evropës: Muslimanët e Ballkanit, europianët autokton muslimanë

Këshilli i Muslimanëve të Evropës: Muslimanët e Ballkanit, europianët autokton muslimanë

Teologu i nderuar Bashkim Aliu që jeton dhe vepron si imam në një nga xhamiat ne Zvicer, për momentin ndodhet ne Doha të Katarit. Ai po mer pjes në asamblen e gjashtë të unionit Botëror të dietarëve Musliman.
Më posht mund të lexoni postimin e tij të plot të publikuar në profilin e tij në facebook.

“Këahilli i Muslimanëve të Evropës: Muslimanët e Ballkanit, europianët autokton muslimanë

Gjatë punimeve të Asamblesë së Gjashtë të Përgjithshme të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, patëm nderin të takohemi me kryetarin e Këshillit të Myslimanëve të Evropës me qendër në Bruksel, prof..Abdullah ben Mensur.
Gjatë takimit u trajtuan tema të ndryshme,ndërkaq Ben Mensur u shpreh se në agjendën e tij e ka lartë angazhimin në Evropën Juglindore, konkretisht në Ballkan, pasi aty i kemi muslimanët autokton evropian. Derisa në Evropën Perëndimore pjesa më e madhe e myslimanëve janë më prejardhje nga Azia dhe Afrika, në Ballkan i kemi myslimanët evropianë autokton, me theks të veçantë shqiptarët, të cilët janë evropianë autokton, dhe në të njejtën kohë me shumicë myslimane. Ai u shpreh se kjo më së miri shihet në tolerancën ndërfetare dhe intrafetare që e kanë kultivuar shqiptarët. Shqiptarët i takojnë Evropës, dhe me përkatësinë fetare, janë shembull më i mirë i tolerancës dhe koegzistencës ndërfetare. Ne e shohim shumë me perspektivë dhe entuziazëm integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në BE, u shpreh Ben Mensur.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit