Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKasami: Nëse VMRO kërkon 60 mandate, ne kërkojmë 20 mandate dhe mos...

Kasami: Nëse VMRO kërkon 60 mandate, ne kërkojmë 20 mandate dhe mos e keni hallin e integrimit europian

“Jo, më vjen keq. Seriozisht më vjen keq për gjendjen shpirtërore dhe emocionale të tij. Nuk do ja kisha dashur. E kam kundërshtar politik. Por unë e kuptoj… Mundohem ta kuptoj sepse jam gjatë kohë në politikë dhe shpesh herë në pavetedije i shprehim në opinion shqetësimet e brendshme tona”. Ky është reagimi i Bilall Kasamit në ClickPlus në TV21 pasi shikoi videon e deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit të dhënë vite më parë “kur fton partitë shqiptare të organizohen dhe të bashkohen”.

Kasami: Beteja nuk është me Ali Ahmeti, beteja është me vetveten nëse do të realizojmë premtimet pas zgjedhjeve

Kasami tha se beteja kësaj here nuk do të jetë me Ali Ahmetin apo me BDI-në, sepse, sipas Kasamit, fitorja është punë e kryer, por se a do të munden ata të mbajnë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore kundrejt votuesve shqiptarë.

“Nuk do kisha thënë që beteja jonë është me Ali Ahmetin dhe as me BDI-në. Beteja jonë fillimisht ka qenë me vetveten, të kalojmë vetveten, egot tona personale, keqkuptimet që mund të kemi pasur dhe të bashkohemi rreth një vizioni. Përderisa ne merremi me vetveten, kush është i pari dhe kush është i dyti, dhe kush është andej dhe kush është këtej, shqiptarët po ikin çdo ditë e më shumë. Nga ky moment kur e fituam me vetveten, tani e kemi shumë më të lehtë që të bashkbisedojmë me të gjithë ata të cilët të cilët e ndajnë këtë vizion për shtetin dhe shqiptarët në këtë shtet. Prandaj, për ne nuk ëshët më sfidë Ali Ahmeti dhe BDI-ja, për ne është sfidë atë të cilën ne e premtojmë, a do të mundemi ti qëndrojmë besës që ua japim qytetarëve. Kur e them këtë, ndryshimi është punë e kryer. Votuesi e ka thënë fjalën e vetë në këtë ambient dhe këtë eufori që është krijuar rreth frymës së bashkëpunimit të opozitës. Unë më shumë e kam hallin se çfarë do të bëjmë dhe si do ta realizojmë atë përgjegjësi të cilën do të na e japin pas zgjedhjeve, sesa a do ta mundim Ali Ahmetin dhe a do ta fitojmë BDI-në.”- tha Kasami.

Kasami foli edhe për zgjedhjet parlamentare dhe koliacionin. Ai në emër të LEN-it kërkoi nga shqiptarët që t’u japin votën për të siguruar 20 mandate deputetësh.

Sipas tij, kjo do t’u mundësonte shqiptarëve që të mos e keni hallin e integrimit europian dhe të të drejtave kolektive.

“Nëse VMRO kërkon 60 mandate, ne ju themi shqiptarëve na jepni 20 mandate plus dhe mos e keni hallin e integrimit europian dhe as të të drejtave kolektive”, tha Kasami.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit