Lideri i Besës Bilall Kasami ka refuzuar ftesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për dialog.
Kasami thotë se Ahmeti është në zor, prandaj dërgon ftesa gjithandej.
“Unë sa kam qenë në opozitë vazhdimisht i kam bërë thirrje Ali Ahmetit që të ulemi dhe të bisedojmë – ai nuk është përgjigjur. Unë kam thënë se Ali Ahmeti kur ka qenë në zor siç është sot, ai po thirr dhe po çon mesit gjithandej. Është në zor sepse është në opozitë”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.