Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaShëndetiKanceri i gjirit, 6 mijë raste në vit në Itali për shkak...

Kanceri i gjirit, 6 mijë raste në vit në Itali për shkak të abuzimit me alkoolin

Pothuajse një e katërta e rasteve të kancerit të gjirit (23%) shkaktohen nga faktorë rreziku të cilat mund të shmangen, si pirja e duhanit, mbipesha, alkooli dhe jetesa sedentare.

Mediat Italiane shkruajnë se 6 mijë raste raportohen çdo vit në Itali, kryesisht nga konsumimi i tepërt i alooklit. Shoqata e Onkologëve në Itali thotë se toksiciteti i substancës është më i madh te femrat, por pak e dinë rrezikun.

Rreziqet e etanolit

Organizmi femëror, në fakt, ka një prodhim më të ulët të enzimës Alcohol Dehydrogenase (ADH) shpjegojnë mjekët, dhe për këtë arsye një aftësi të reduktuar për të metabolizuar etanolin, i cili stimulon veprimin e estrogjeneve, hormoneve përgjegjëse për rritjen e afërsisht 70% të tumoreve të gjirit.

Probabiliteti i zhvillimit të sëmundjes rritet kur alkooli shoqërohet me faktorë të tjerë, të cilët rrisin efektet e tij të dëmshme, siç është pirja e duhanit. Në Itali, 26,8% e grave janë mbipeshë, 11,1% obeze, 15,3% konsumojnë duhan dhe 8,7% konsumojnë alkool në sasi të rrezikshme për shëndetin.

Këto sjellje rrisin gjasat për të zhvilluar jo vetëm kancerin e gjirit, por edhe kancere të tjera dhe sëmundje serioze, si sëmundjet kardiovaskulare, metabolike dhe neurodegjenerative.

Pragu kufi për konsumimin e alkoolit është 20 gram në ditë për meshkujt (dy gota verë 125 mililitra) dhe 10 gram në ditë për femrat (rreth një gotë verë). Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore (AIOM), ngre alarmin për rreziqet e abuzimit me alkoolin, fatkeqësisht ende të nënvlerësuara, pikërisht për të ndërgjegjësuar gratë.

“Në Itali, në vitin 2022, u regjistruan 55.700 raste të reja me kancer gjiri”– thotë Saverio Cinieri, president i Aiom.

Është e provuar me mbi 100 studime, se konsumi i alkoolit, madje edhe në nivele të ulëta, lidhet me një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit