Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKamberi pas marrjes së mandatit të deputetit thumbon Shqiprim Arifin: Lugina do...

Kamberi pas marrjes së mandatit të deputetit thumbon Shqiprim Arifin: Lugina do bashkëpunim me Kosovën dhe jo me Serbninë

Shaip Kamberi edhe zyrtarisht ka konfirmuar fitoren e një mandati tjetër si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi në deklaratë për media teksa shpalli fitoren, tha se u dha mesazhi i qartë se Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën e jo konfrontim.

Ai duke iu referuar Shqiprim Arifit, tha se “gjithkush që ka mendu se këtu me mbjell farën e konfliktit politik me Kosovën, sot e ka marrë përgjigjen e duhur”.

“Faleminderit të gjithëve. Një fitore e madhe e këtij koalicioni e cila nuk e ka domethënien veç te fitorja e një mandati. E ka domethënien te e ardhmja jonë politike. Mesazhi që është dërgu sot është shumë i qartë. Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën e jo konfrontim. Lugina e Preshevës do rezistencë jo dorëzim”.

“Gjithkush që ka mendu se këtu me mbjell farën e konfliktit politik me Kosovën, sot e ka marrë përgjigjen e duhur. Më mirë se vota, më mirë se populli askush nuk e jep. Kur e kemi nisë, kjo betejë është dukur e vështirë për secilin, por në fund me angazhim e punë pamë që i dalim në krye secilës”, u shpreh Kamberi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit