Wednesday, November 13, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKallas: Do të punoj që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet

Kallas: Do të punoj që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet

Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë të martën në një seancë dëgjimore se do të angazhohet për të forcuar sigurinë e bllokut evropian, dhe do të bashkëpunojë me fqinjët që ndajnë vlera të përbashkëta, si dhe kanë aspirata për anëtarësim në bllokun evropian.

Seanca dëgjimore është duke u zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për pozitën e nominuar.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është caktuar nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen dhe vendet anëtare të bllokut, për të udhëhequr politikën e jashtme në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në legjislaturën e kaluar, këtë pozitë e ka mbajtur Josep Borrell.

Kallas ka thënë të martën se zgjerimi i BE-së e forcon vetë bllokun, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin.

Sipas Kallasit, forca tërheqëse e BE-së i frymëzon shtetet nga Ballkanit Perëndimor e deri tek Evropa Lindore për reforma dhe për angazhim drejt integrimit në BE.

“Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj me vullnet që ta bëjmë zgjerimin realitet“, ka thënë ajo duke shtuar se “problemet e sotme të fqinjëve tanë do të jenë probleme tona nesër“.

Vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

Kaja Kallas ka thënë se siguria e BE-së është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe që do të angazhohet për të vazhduar bashkëpunimin transatlantik.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit