Ekspertët vlerësojnë se kandidati për kryeprokuror nuk plotëson kriteret bazë për të udhëhequr me organin e akuzës në nivel shteti. Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev gjatë intervistës në Alsat tha se kandidati Lupço Kocevski nuk ka asnjë ditë përvojë punë si prokuror, prandaj nuk mund të përsëritet gabimi si në rastin me Katica Janevën dhe ish kryeprokurorin Ljubomir Joveski.
“Figurë e kryeprokurorit është me e rëndësishme se figura e presidentit të shtetit, mbase jo më e rëndësishme se e kryeministrit, por më e rëndësishme se kreu i shtetit po. Nuk mund të veprojmë si me rastin e Joveskit dhe Katicës, t’i japim shansin dhe ta shohim. Aty nuk ka shanse, aty ka kritere. Nuk ia dimë as mesataren e vlerësimit, nuk ka punuar asnjëherë si prokuror, nga pozita e avokatit ka ardhur drejt në Prokurori të lartë. Nuk ka asnjë ditë përvojë dhe aq më pak program”, tha Gordan Kallajxhiev, Jurist.