Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u...

Kabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u dështoi propaganda kundër NATO-s

 Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet plotësim të synimit strategjik të vendit që nga pavarësimi i saj si shtet që të bëhet anëtare në familjen e aleancës, thotë Aco Kabranov, kryeredaktor në portalin “Libertas”. Ai është ndër emrat ë të njohur të gazetarisë në Maqedoninë e Veriut, si ish kryeredaktor në TV A1, Kanal5 dhe TV1, por që ka qenë i angazhuar edhe në shumë redaksi të njohura.

Në deklaratën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, Kabranov flet për përfitimet e vendit nga anëtarësimi në NATO por edhe për pengesat që tentuan t’i bëhen këtij procesi. Ai shton se për fat të mirë, këto opstruksione nga qarqe rusofile dështuan.

“Ishte e pritshme që gjatë procesit, e para së gjithash në përfundim të procesit të anëtarësimit, të përfocohen narrativet negative dhe dezinformatat me qëllim që të futet huti mes qytetarëve se se nuk na nevojitet anëtarësimi në NATO, se me këtë humbim sovranitetit dhe budallalliqe të ngjashme. Këto dezinformata na vinin nga qarqe të huaja, por para së gjithash nga njerëz tanë të cilët për shkak të bindjeve, pse për shkaqe materiale punojnë për Rusinë dhe Putinin. Të jemi të sinqertë nuk është i vogël numri i rusofilëve, para së gjithash tek maqedonasit, por sidoqoftë vendi u anëtarësua në NATO dhe kjo është çështje e kryer. Synimi i tyre për të na penguar që të anëtarësohemi në NATO nuk pati sukses, edhe përkundër opstruksioneve dhe dezinformatave u dështoi plani që Maqedonia të mbetet jashtë NATO-s. Mendoj se tani kur kemi dy luftëra, në Ukrainë dhe Izrael, qytetarët e kuptuan se s është me rëndësi siguria që e kemi si vend anëtar i NATO-s”, thekson Kabranov për Zhurnal.

Sipas tij, me anëtarësim në NATO, para së gjithash u konfirmuan kufijt ekzistues shtetëror, e që është më me rëndësi, u forcua siguria e vendit edhe nga qielli edhe nga toka.
“U ndërprenë teoritë për ndarje të mundshme të vendit, sepse garanci për këtë është anëtarësimi ynë në NATO”, shprehet gazetari dhe analisti i njohur, Aco Kabranov.
Ai rikujton se me anëtarësimin e vendit në NATO u realizuan synimet që datonin që nga shpallja e pavarësisë dhe se për arritjen e këtij synimi deklarativisht njëzëri kanë qenë partitë politike dhe së paku publikisht nuk ka pasur kundërshtarë as në baza partiake as në baza etnike. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit