E pyetur nëse pranon të martohet me Santiago Restrepo, kolumbiania Jessica Avilez, për habinë e të ftuarve të pranishëm, u përgjigj – JO!
Nusja ndërroi mendje në momentin e fundit edhe pse kishte veshur një fustan të bardhë dhe qëndronte me dhëndrin përballë nëpunësve të gjendjes civile. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi dhe video është shfaqur në rrjetet sociale.
Dyshohet se Jessica refuzoi të martohej për shkak të babait të dhëndrit, domethënë sepse Santiago e gënjeu se ai e miratonte martesën e tyre.
“Nuk do të martohem kështu. Shikoni si i trajton babai i tij vajzat e mia që kur kemi arritur”, i tha ajo ofiqarit. Jessica shtoi se “Santiago lejon babanë e tij ta kontrollojë atë”, si dhe se fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët.
Në video shohim dhëndrin duke hequr me qetësi unazën, ndërsa shprehja e fytyrës tregon zhgënjim.
Radio Lacalle Blue e Kolumbisë thekson se nuk ka njohuri për vërtetësinë e videos që dyshohet se është regjistruar në qytetin Chino.
Përmendet se dhëndri ka refuzuar të paguajë shpenzimet e festës.