Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeJeton Shaqiri i merr kompetencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

Jeton Shaqiri i merr kompetencat Kasamit për gjimnazin e Tetovës

Bazuar në raportin e Inspektoratit shtetëror të arsimit nga inspektimi i realizuar në Maj 2023 në SHMK Kiril Pejçinoviç, në bazë të nenit 108-b të Ligjit për arsim të mesëm e me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kreut të Tetovës, Bilall Kasami i meren të gjitha kompetencat mbi SHMK Kiril Pejçinoviç në afat prej 12 muajve.

Sipas raportit, kryetari i komunës Tetovë Bilall Kasami ka thyer nenin 101 të Ligjit për arsim të mesëm, gjegjësisht nuk ia ka ndarë mjetet e dedikuara të bllok dotacioneve SHMK Kiril Pejçinoviç.

Në bazë të procesverbalit nga Inspektorati, Shkolla ka dorëzuar propozim-plan financiar për 2023 deri te Komuna Tetovë, por deri në ditën e inspektimit ai plan nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Me këtë SHMK Kiril Pejçinoviç nuk ka pasur mundësi ti paguaj faturat e harxhimeve vijuese dhe si rezultat i kësaj borxhi i shkollës arrin në 6,625,349 denarë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit