Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëJanë asgjësuar 8.7 ton ushqime të pasigurta nga restorantet dhe lokalet e...

Janë asgjësuar 8.7 ton ushqime të pasigurta nga restorantet dhe lokalet e tjera në Ohër dhe Strugë

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) së fundi kanë krehur qytetet buzë liqenit të Ohrit dhe Strugës – konkretisht qebaptoret, kasapët, restorantet dhe pastiçeritë, dhe epilogu është 8.7 ton ushqime të zbuluara pa deklaratë sigurie, përcjell INA.

Një market në Strugë është dënuar me 1400 euro gjobë për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Në një bujtinë në Ohër janë asgjësuar 15 kilogramë ushqime, e cila është dënuar me 500 euro. Me 500 euro është dënuar edhe një kasap në Strugë.

Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të jashtëzakonshme.

“Në Strugë dhe Ohër në një operacion treditor zbuluam 8.7 ton ushqime të pasigurta. Ishte një veprim i drejtuar nga unë personalisht. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara që janë asgjësuar pa dëm. Nuk kishte dokumente sanitare, deklarata importi, dhe operatorët nuk ishin as të regjistruar”, tha Milanov.

Punonjësit nuk kishin libra sanitare, si dhe kushtet higjienike ishin gjithashtu të diskutueshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit