1 miliard e 344 milionë euro janë dërguar nga mërgata gjatë vitit 2023 në Kosovë.
Viti që lamë pas ka shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, bën të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Sipas raportit, 1 miliardë e 344 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga BQK, duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.(INA)