Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeJa partitë dhe koalicionet që do të garojnë për zgjedhjet e 8...

Ja partitë dhe koalicionet që do të garojnë për zgjedhjet e 8 majit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut informoi se 17 parti, koalicione dhe nisma qytetare kanë dorëzuar lista për deputetë për të gjashtë njësitë zgjedhore për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, përcjell INA.

Koalicioni i LSDM-së
Koalicioni VMRO-DPMNE
Fronti Evropian-BDI
VLEN – BESA
Lëvizja ZNAM- Për Maqedoninë tonë
Partia politike Rodina
Partia e Punës
GROM
Epoka maqedonase – sovranistët e tretë
E Majta
Partia Demokratët
Partia Maqedonia e Bashkuar
Partia E Djathtë

Lëvizja politike rome Avaya-mjaft më! ka paraqitur listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

Partia politike “Partia juaj” paraqiti listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt.

Partia politike Alternativa e Re ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt

Grupi i Zgjedhësve Gjyla Çeliku, ka konkuruar me listë për deputetë vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Këto zgjedhje parlamentare do të jenë të 11-tat në Maqedoninë shumëpartiake. Gjashtë zona zgjedhore do të nxjerrin nga 20 deputetë për përbërjen e re parlamentare. E në këto zgjedhje nuk do të jenë tre deputetë të zgjedhur nga diaspora, sepse nuk janë regjistruar mjaft votues, qytetarë të Maqedonisë për të votuar në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit