Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeIsh-kryeinspektori i AKI-së alarmon KQZ-në për ndarjen e 360 mijë eurove për...

Ish-kryeinspektori i AKI-së alarmon KQZ-në për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani po alarmon se integriteti i institucioneve, specifikisht i KQZ-së, është në pikëpyetje serioze.

Siç thotë ai, kjo për faktin e ndarjes së mjeteve me vlerë 360 mijë eurosh për Listën Serbe, për të cilën paria e shtetit duhet të qartësojnë publikisht përfshirjen e këtij subjekti në sulmin terrorist të Banjskës.

Statusi i plotë

”Edhe pas sulmit në Banjskë, Lista Serbe merr para nga shteti i Kosovës.
Integriteti i institucioneve në përgjithësi dhe i KQZ-së në veçanti është në pikëpyetje serioze! Nëse Lista Serbe nuk ka asnjëlloj lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, atëherë institucionet shtetërore, përfshirë Presidenten dhe Kryeministrin, duhet të qartësojnë këtë në publik. Dhe, rrjedhimisht, të mbrojnë ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe. Nëse Lista Serbe në çfarëdo mënyre (që unë besoj se po!) është ndërlidhur me sulmin terrorist në Banjskë, atëherë integriteti i shtetit të Kosovës është përtokë.
Pra, i bie që shteti i Kosovës po i financon ata që ndërlidhen me sulme terroriste pikërisht kundër shtetit të Kosovës. Mos harroni, vendimi për t’i dhënë para të popullit të Kosovës Listës Serbe do të ketë pasoja serioze në çfarëdo që institucionet e Kosovës kanë deklaruar rreth Banjskës!”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit