Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se krimineli Milan Radoiçiq gjendet në liri për faj të institucioneve të Kosovës.
Mehmeti tha se heqja e fletarrestit ka të bëjë me, siç i quajti ai, “kartelet e drogës”.
Ai e përmendi edhe qendrën e skijimit në Kopaonik, ku hodhi dyshime se çfarë bëhet atje.
“Ai është në liri për shkak të gabimeve tona. Liria e tij duhet të kërkohej te kartela e drogës. Nëse dikujt i intereson me qit në rrugë, unë e qes, pse ai është i lirë. Nëse hulumtohet kartela e drogës, kokainës, lëvizjet e kosovarëve në Kopaonik, kush po shkon, kush po takohet, kem me gjet kush e ka liruar, po flas kush e ka liruar. Jo me shku nga Gjilani, këndej nga Vushtrria”, tha ai, për RTV Dukagjini.
Njohësi i çështjeve politike, Milazim Gashi tha se në Kopaonik, Radoiçiq interviston njerëz të ndryshëm.
“Në Kopaonik është zonë turistike ku shkohet për skijim, në hotele intervistohen njerëz nga Radoiçiq dhe Vesleinoviq. Ka fotografi, organet e caktuara kanë fotografi, ka vizita edhe nga ndërkombëtarë me Radoiçiqin”, tha ai.
Mehmeti ka thënë se shërbimi sekret serb, apo siç njihet ndryshe BIA, ka kidnapuar në të kaluarën edhe qytetarë të Kosovës.
Ai e përmendi një rast në komunën e Zubin Potokut, ku sipas tij, ishte kidnapuar një person dhe ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.
Sipas tij, këto veprime Serbia i bën për t’i heshtur zërat kritikë të Qeverisë së tyre.
“Pak ka njerëz që fjala e tyre ka ndikim publik në Serbi, nuk e kalon 20. Numri total i njerëzve që mbajnë qëndrime që kishin ndikuar për dy popujt me i tejkalu vështirësitë”
Me siguri kanë qëllim t’i heshtin, ose t’i vrasin krejt. Ka pasur qytetarë të Kosovës që janë kidnapuar nga BIA tre i njoh unë, janë torturuar, janë gjuar anash rrugës, askush s’di gjë, as ai s’di”
“Brenda Kosovës, në Zubin Potok, janë dërguar në mal, i kam parë torturat ndaj tyre, asnjë person nuk i përballon”, tha ai. /Dukagjini/