Me rastin e Ditës së planetit Tokë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sot në Shkup organizon ngjarje “Investojmë në dije -ndihmojmë planetin”.
Siç informojnë nga MMJPH-ja, ngjarjen do ta hapin ministrja e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, u.d. ambasadori i SHBA-së, Erik Mejer dhe zëvendës koordinatorja e GLOBE Maqedoni, Ana Dimishkova.
Në ngjarjen do të marrin pjesë 18 shkolla nga i gjithë vendi, të përfshira në GLOBE programin. Nxënësit, të udhëheqhur nga profesorët e tyre do të kryejnë një demonstrim praktik të protokolleve të unifikuara GLOBE për monitorimin e cilësisë dhe ndryshimeve në mjedisin jetësor, si dhe mund të përcillet edhe një ekspozitë me postera GLOBE në shkolla.